Dyshohej se ishte keqtrajtuar seksualisht, e mitura pranon se kishte kryer marrëdhënie me vetëdëshirë

Kronikë e zezë

Dyshohej se ishte keqtrajtuar seksualisht, e mitura pranon se kishte kryer marrëdhënie me vetëdëshirë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustruese

Një e mitur nga fshati Murg i Skenderajt ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person me vetëdëshirë, në një rast që paraprakisht ishte kualifikuar si ‘Dhunë’.

Siç mëson media, e mitura madje paraprakisht kishte kryer edhe ekzaminim gjinekologjik për të mësuar nëse kishte mbetur shtatzënë në bazë të dyshimit se ishte keqtrajtuar seksualisht.

Por, e njëjta në prani të punëtorit social dhe nënës ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me vetëdëshirë.

Rasti po vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat