Kapet mashtruesi në Prishtinë, falsifikonte teste për Covid-19 në emër të një laboratori tjetër

Kronikë e zezë

Kapet mashtruesi në Prishtinë, falsifikonte teste për Covid-19 në emër të një laboratori tjetër

Më: 20 mars 2021 Në ora: 10:18
Ilustrim

Një punonjës në një laborator është ankuar në Polici se pronari i një laboratori tjetër po falsifikon testet për Covid-19.

Nga mashtrimi me teste, i dyshuari mashkull e përdoret emrin e laboratorit të ankuesit.

Sipas PK-së, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë:

“Prishtinë, 19.03.2021-15:10. Ankuesi kosovar, pronar i një laboratori, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke falsifikuar testet për Covid 19 duke përdorur emrin e laboratorit të tij. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat