Sulmohet me thikë një taksist në Prishtinë, i dyshuari i vodhi para

Kronikë e zezë

Sulmohet me thikë një taksist në Prishtinë, i dyshuari i vodhi para

Më: 24 mars 2021 Në ora: 08:16
Foto ilustruese

Një taksist në Prishtinë mbrëmë rreth orës 21:20 u sulmua nga një pasagjer i cili i vodhi një shumë të caktuar parash.

Burimet e medias brenda Policisë njoftojnë se derisa taksisti ishte duke punuar në rrugën “Besa” në kryeqytet, një pasagjer i kishte kërkuar 15 euro në huazim.

I dyshuari kishte sulmuar taksistin me thikë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Rasti në Polici është cilësuar si “Sulm dhe vjedhje e shërbimeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat