​Arrestohen 12 persona, zbulohen laboratorët që prodhojnë dokumente të falsifikuara

Kronikë e zezë

​Arrestohen 12 persona, zbulohen laboratorët që prodhojnë dokumente të falsifikuara

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:11
Konferenca e Policisë

(E plotësuar 17:00) - Janë arrestuar 12 persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale, pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal që lidhen me kontrabandë me emigrantë, falsifikim i dokumenteve dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Policia e Kosovës kanë njoftuar se operacioni policor është realizuar në fund të tetorit të vitit të kaluar dhe në mëngjesin e sotëm. Në këto dy aksione janë kontrolluar lokacione të ndryshme, kryesisht në Prishtinë e ku janë gjetur punëtori me laborator të pajisura me aparatura dhe materiale që janë shfrytëzuar për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara. Kështu bëri të ditur kolonel, Florie Hajra nga drejtoria e divizionit kundër krimit të organizuar.

Hajra: Janë gjetur laborator që prodhojnë dokumente të falsifikuara

“Sot hetuesit nga drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kanë realizuar operacionin e dytë të suksesshëm ndaj dy grupeve kriminale të përfshira në veprën penale, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal që lidhen me kontrabandë me emigrantë, falsifikim i dokumenteve dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve. Operacioni i parë është realizuar vitin e kaluar më 29 tetor ku janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës dhe janë arrestuar tre persona të dyshimtë. Ndërsa në operacionin e sotëm që ka filluar në orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë ndaluar 9 persona të dyshimtë gjatë kontrollimit të lokacioneve janë gjetur punëtori, përkatësisht laborator të pajisura me aparatura dhe materiale që janë shfrytëzuar për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara si dhe me qindra dokumente të falsifikuara, si pasaporta, kartela identifikimi, patentë shofer të falsifikuara të gjitha këto nga më shumë se 16 shtete të ndryshme, kryesisht të vendeve të Bashkimit Evropian”, tregoi Hajra.

Hajra tregoi se operacionet janë kryer në bashkëpunim me Eruopolin, me Shqipërinë dhe me disa shtete të Bashkimit Evropian. 12 të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa provat materiale të sekuestruara do të shkojnë për ekzaminim në Agjencinë Forenzika.

Harja: Arrestuam 12 persona, bashkëpunuam edhe me Europolin, Shqipërinë dhe disa vende të BE-së

“Në dy këto operacione janë arrestuar gjithsej 12 persona të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit gjenden në mbajtje, ndërsa të tjerët në paraburgim me vendim të gjykatës. Vlen të cekët se në të dy këto raste hetimet janë kryer në bashkëpunim me Europlin, Shqipërinë si dhe disa shtete të Bashkimit Evropian, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar aparaturat, materialet që janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale, si dhe dokumentet e falsifikuara dhe prova të tjera materiale. Të gjitha këto prova materiale do të shkojnë për ekzaminim në Agjencinë Forenzika”, tha ajo.

Prokuroria e Prokurorisë Speciale, Habibe Salihu, tha se aksioni policor nuk është bërë publik përshkak të hetimeve.

Salhiu: Aksioni nuk u bë publik për shkak të procesit

“Prokuroria Speciale e republikës së Kosovës, sot duke bashkëvepruar me Policinë e Kosovës, drejtoria për hetimin e krimit të organizuar, ka realizuar një aksion i cili është vazhdimësi e aksionit që është zbatuar në muajin tetor të vitit të kaluar me ç’rast ka rezultuar me arrestimin e tre të arrestuar. Të arrestuarit janë të dyshuar për vepra penale që janë ndërlidhen me krim të organizuar, falsifikim të dokumenteve, kontrabandim me emigrantë si dhe rasteve të posaçme të falsifikimit të dokumenteve. Aksioni që është bërë në fund të muajit tetor nuk është bërë publik përshkak se kemi vlerësuar se mund të dëmtohet procesi që ka qenë në vazhdimësi e tutje”, tha ajo.

***

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, kanë zhvilluar aksionin policor të nisur në tetor të vitit të kaluar, me ç’rast bashkë me aksionin e sotëm numri i të arrestuarve ka shkuar në 12-të.

Në një konferencë të përbashkët, prokurorja speciale Habibe Salihu dhe Drejtoresha e Kundër Krimit të Organizuar, Florie Hajra, dhanë detaje për aksionin e nisur mëngjesin e sotëm.

“Aksioni është vazhdimësi i aksionit të muajit tetor…Ka rezultuar me tre të arrestuar, të arrestuarit janë të dyshuar për vepra penale krim i organizium, falsifikim i dokumenteve dhe kontrabandim me migrantë dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, tha prokurorja.

Ndërsa, Florie Hajra tha se janë kontrolluar 12 lokacione, dhe janë arrestuar 9 persona. Që me tre të arrestuarit në tetor, ka shkuar numri në 12 i të arrestuarve.

“Në tetor janë kontrolluar pesë lokalcionë dhe janë arrestuar tre të dyshuar. Janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar 9 të dyshuar…Janë gjetur laboratorë të pajisur me aparatura dhe materiale për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, kartela identifikimi, etj. Kemi 12 persona të dyshuar që me urdhër të prokurorit ndodhen në mbajtje, hetimet janë kry me Euorpolin, Shqipërinë dhe disa shtete të BE-së”, shtoi ajo.

Image
Image

***

Policia e Kosovës ka njoftuar për realizimin e një operacioni policor në disa lokacione, ndërsa ka arrestuar disa persona të dyshuar për krim të organizuar.

Policia e Kosovës lidhur me këtë do të mbajë një konferencë për media, në ora 15:30.

“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni të suksesshëm policor.

Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar për përfshirje në krim të organizuar.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ku do të shpalosin detaje lidhur me operacionin policor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat