Një muaj paraburgim për bashkëjetesë me të miturën

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për bashkëjetesë me të miturën

Më: 25 mars 2021 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë në këtë qytet për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit S.Rr. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale bashkësia jashtë martesore me personin nën moshën 16 vjeçare.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 18.03.2021, në kohë të pa caktuar, në Prishtinë, përkatësisht në një banesë, si person madhor, bashkëjeton në një bashkësi jashtëmartesore me të dëmtuarën – të miturën I.Sh., e moshës nën 16 vjet, edhe pse i pandehuri e ka ditur se e njëjta është e moshës nën 16 vjet, ka hyrë në bashkësi jashtëmartesore me të, duke kryer edhe marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën.

Gjyqtari i procedurës paraprake shqyrtoi propozimin e mbrojtësit të të pandehurit që të caktohet masa e lajmërimit në stacionin policor, apo ndonjë masë tjetër, por konstatoi se masat tjera janë të pamjaftueshme për parandalimin e të pandehurit për të mos përsëritur kryerjen e veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat