​Pengoi inspektorët e AVUK-ut, arrestohet

Kronikë e zezë

​Pengoi inspektorët e AVUK-ut, arrestohet

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Vrellë të Istogut, pasi që i njëjti i ka penguar në kryerje të detyrës zyrtare inspektorët regjional të Pejës në kuadër të AVUK-ut, derisa ishin në inspektim të disa lokaleve.

Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat