Arrestohet një person në pikën kufitare Merdare, iu gjetën tri armë me gaz dhe 525 fishek

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në pikën kufitare Merdare, iu gjetën tri armë me gaz dhe 525 fishek

Më: 29 mars 2021 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Policia Kufitare ka arrestuar një person i cili gjatë kontrollit të një autobusi i janë gjetur dhe konfiskuar armë me gaz dhe një sasi e madhe e fishekëve me gaz.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë.

“SPK Merdare, 28.03.2021-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në autobusin e një firme kosovare, janë gjetur dhe konfiskuar : tri armë me gaz dhe pesëqind e njëzet e pesë (525) copë fishek me gaz.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të  dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat