Burri hyn me automatik i vjedh argjendarinë ish gruas në Gjirokastër, shikoni videon

Kronikë e zezë

Burri hyn me automatik i vjedh argjendarinë ish gruas në Gjirokastër, shikoni videon

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ora News sjell ekskluzivisht pamjet e grabitjes së argjendarisë në qendër të qytetit të Gjirokastrës.

Ngjarja u shënua pasditen e 31 marsit, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim ish bashkëshortin e gruas së argjendarisë.

Në video duket moment kur një burrë me size dhe me një xhup ngjyrë lejla hyn në argjendari dhe më pas nxjerr dhe automatikun që e ka të fshehur poshtë xhupit. Pas tij hyn dhe një djalë i ri i cili pasi vendos doreza nis të fusë në çantë bizhuteritë.

Burri pasi ka nxjerrë automatikun e fsheh prapa kurrizit ndërsa duket se komunikon me shitësen.

“Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.” – njoftoi dje polcia.

Më pas dy autorët janë larguar në këmbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat