Plaçkiti paratë dhe celularët e dy taksistëve, Prokuroria ngrit aktakuzë për 28-vjeçarin nga Zhelina

Kronikë e zezë

Plaçkiti paratë dhe celularët e dy taksistëve, Prokuroria ngrit aktakuzë për 28-vjeçarin nga Zhelina

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:48
Ilustrim

Prokuroria Themelore Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër një 28 vjeçari nga Zhelina për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale-plaçkitje.

Më 18 shkurt, i akuzuari së bashku me një persona ende të panjohur për organet e policisë, kanë hyrë në një veturë në rrugën “Dimitrija Cupovski” dhe kanë kërkuar ka taksisti që t’i dërgojë deri në afërsi të një hoteli në Panairin e Shkupit. Dy personat kur kanë arritur në bulevardin “Nikolla Karev” në afërsi të Çairit, I kanë thënë taksistit që ta ndalojë veturën. I akuzuari nga ulësja mbrapa e ka kapur taksistin për jake e ka tërhequr prapa dhe i ka vendosur thikë nën qafë, duke e kërcënuar se do ta vriste nëse nuk u jepte para.

Bashkudhëtari tij, i cili në atë kohë ishte ulur në sedijen e bashkudhëtarit, ka kërkuar të holla brenda në automjet nga ku e ka gjetur portofolin e shoferit të taksisë dhe ia ka marrë 950 denarë, bashkë me celularin i cili ka kushtuar 6,000 denarë. Të dy udhëtarët më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Në të njëjtën mënyrë më 4 mars, akuzuari ka ndaluar një taksi në rrugën “ Xhon Kenedi” është ngjitur në veturë dhe ka kërkuar ta dërgojë deri në një hotel. Duke arritur në afërsi të lokacionit të kërkuar, përsëri me thikë ka kërcënuar taksistin të cilit I ka marrë 1500 denarë dhe celularin me vlerë prej 8500 denarëve.

Për shkak se ekziston rreziku për arratisje dhe mundësia që i akuzuari të ndikojë mbi dëshmitarët/dëmtuarit dhe që gjasat të kryejë veprën e njëjtën janë të mëdha, prokurori kompetent ka kërkuar nga gjykata vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat