Bastiset një lokal në Shtime ku dyshohet se organizoheshin lojëra të fatit, prangoset një person

Kronikë e zezë

Bastiset një lokal në Shtime ku dyshohet se organizoheshin lojëra të fatit, prangoset një person

Më: 7 prill 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustruese

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, me vendim të Gjykatës ka bastisur lokalin “London” në rrugën “Imer Devetaku” në Shtime, ku dyshohet se janë organizuar lojëra të fatit.

Media mëson se gjatë bastisjes është arrestuar një person dhe janë konfiskuar mbi 3 mijë e 100 euro, si dhe një laptop.

Rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit”.

Bastisja u krye rreth orëve të mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat