​Keqtrajtoi fëmijët e saj, prokuroria kërkon paraburgim

Kronikë e zezë

​Keqtrajtoi fëmijët e saj, prokuroria kërkon paraburgim

Më: 11 prill 2021 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurës V.K., nga Ferizaj.

E cila gjendet në ndalim qe nga data 10 prill për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo brakstisja e fëmijës”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10 prill, në banesën e saj, e pandehura V.K., si prind-nënë, i keqtrajton fëmijët e saj, duke përdorur forcë dhe duke iu shkaktuar lëndime fizike dhe psikike.

Me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat