Policia në Mitrovicë realizon një bastisje, sekuestrohet një armë

Kronikë e zezë

Policia në Mitrovicë realizon një bastisje, sekuestrohet një armë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme, Policia në Mitrovicën e Jugut, në orët e mëngjesit të sotëm, ka realizuar një bastisje.

“Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç ‘rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ me gjashtë fishekë.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar:

I. P., 25 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat