Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Mitrovicë, këto janë dyshimet e para

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Mitrovicë, këto janë dyshimet e para

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Raportohet se një trup i pajetë i pa identifikuar që dyshohet të jetë shtetas i huaj është gjetur mbrëmë në një prej rrugëve në veri të Mitrovicës.

Aksidenti trafiku dyshohet të ketë ndodhur kur një person i paidentifikuar me një veturë (NN) e ka goditur viktimën me veturë dhe si pasojë e kësaj, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat