Gjilan, hyri me forcë në veturë dhe nën kërcënimin e armës e urdhëroi shoferin të voziste

Kronikë e zezë

Gjilan, hyri me forcë në veturë dhe nën kërcënimin e armës e urdhëroi shoferin të voziste

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe kanosje”.

Arrestimi i tij është bërë mbrëmë rreth orës 21:45 në rrugën “Qarkore Nato 99” në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai ishte futur me forcë në veturën e një qytetari dhe e kishte kërcënuar atë me armë zjarri që të voziste sipas urdhrave të tij.

Shoferi ka arritur të ikë dhe të lajmërojë policinë.

Policia njofton se të dyshuarit i janë konfiskuar: një pistoletë e tipit “Zoraki M906 T”, e kalibrit 9mm me pesë fishekë, një karikator i pistoletës i zbrazët, dy thika dhe një maskë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat