Tentim vrasje në Hajvali, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Hajvali, arrestohet i dyshuari

Më: 19 prill 2021 Në ora: 09:34
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një tentim vrasje në Hajvali. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10.

Sipas raportit të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull, i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Viktima nuk kishte pësuar lëndime.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurt-pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet te jetë e armës së lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat