​12 vjedhje të rënda, mbi tetë vjet burgim dhe 2.200 euro gjobë për të akuzuarit

Kronikë e zezë

​12 vjedhje të rënda, mbi tetë vjet burgim dhe 2.200 euro gjobë për të akuzuarit

Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, dega Kaçanik, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit J.B. A.H., Ç.L. dhe A.L. të akuzuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Gjykata ka shpallur fajtor të pandehurin J.B. dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej pesë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijedyqind euro; të pandehurin A.H. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej një viti e tridhjetë ditëve dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind euro; të pandehurin Ç.L. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti e tridhjetë ditëve dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind euro; dhe të pandehurin A.L. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind euro.

“Të pandehurit akuzohen se gjatë vitit 2020 – 2021, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer dymbëdhjetë vjedhje të rënda, përkatësisht të pandehurit në vende dhe kohë të ndryshme kryesisht në shtëpi, lokale dhe ordinanca, pas marrëveshjeve paraprake në mes tyre, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme që vetës t’i sjellin dobi pasurore, me përdorimin e forcës dhe duke eliminuar pengesat, kanë arritur të vjedhin një televizor “Samsung”, cigare në vlerë prej treqind euro dhe gjashtëdhjetë euro para të metalta; tridhjetë telefona të markave të ndryshme në vlerë prej dymijë euro; një çantë ngjyre e zezë me vlerë të pa përcaktuar nga i dëmtuari, një palë rroba (trenerka) dhe stoli ari në vlerë prej njëqind euro; një shumë të hollave të metalta prej 40-50 euro; një shumë të hollave të metalta prej 10-15 euro; një sef të metaltë në vlerë prej pesëdhjetë euro, një gotë në të cilën kanë qenë të vendosura dyqindegjatëdhjetepesë euro; sasi të llojeve të ndryshme re cigareve dhe një sef të metaltë ku brenda kane qenë të vendosura shuma prej peqind euro; tetëdhjetë litra vaj ushqimor me vlerë prej njëqind euro, dymbëdhjetë pako çaj nga një kg në vlerë prej shtatëdhjetepesë euro, detergjent për rroba ku nuk është përcaktuar sasia dhe vlera; një sopatë dhe një toster vlera e pa-përcaktuar; një komplet thika dhe një palë këpucë; një lap-top me vlerë prej dyqind euro”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat