Djali rreh nënën në Gjilan, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Djali rreh nënën në Gjilan, arrestohet nga policia

Më: 20 prill 2021 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Gjilan, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas policisë, dje rreth orës 17:40, një grua nga Gjilani ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan19.04.2021-17:40. Viktima femër kosovare  ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i sajë i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat