Katër të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Kronikë e zezë

Katër të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Më: 21 prill 2021 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 07:30, në magjistalen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane të perfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lëduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat