U shpall në kërkim – qytetarët ndihmojnë policinë për arrestimin e 25-vjeçarit

Kronikë e zezë

U shpall në kërkim – qytetarët ndihmojnë policinë për arrestimin e 25-vjeçarit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 10:44
Kushtrim (Luan) Bojaj

Policia e Kosovës ka arrestuar 25-vjeçarin Kushtrim Bojaj i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas policisë deri tek arrestimi i tij ka ardhur pas bashkëpunimit me qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 26.02.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar:              

KUSHTRIM (Luan) BOJAJ, i cili kërkohej për veprën penale:

“Vjedhje e rëndë”

 Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 22.04.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat