Vrasjen e kreu me “AK47”, publikohet emri i autorit të vrasjes në Pejë - ky dyshohet të jetë shkaku

Kronikë e zezë

Vrasjen e kreu me “AK47”, publikohet emri i autorit të vrasjes në Pejë - ky dyshohet të jetë shkaku

Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 18:59) - Në pasditën e së shtunës 47 vjeçari, Faton Brahimaj ka qëlluar me armë AK47 në drejtim të shtëpisë së djalit të axhës së tij, Bashkim Brahimaj, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në Novosellë të komunës së Pejës.

Dëshmitarët e rastit kanë treguar se si ka ndodhur vrasja.

Sipas tyre, dorasi 74 vjeçar ka gjuajtur nga shtëpia e tij me armë AK47 në drejtim të shtëpisë së viktimës, në relacion afro 100 metra.

Ata thonë se në momentin e gjuajtjes viktima, Bashkim Brahimaj, ndodhej në mes dy shtëpive, në fushë [pranë pemës] ku u qëllua nga plumbi dhe humbi jetën.

Në muret e shtëpisë shihen vrimat e plumbave që u gjuajtën në drejtim të saj.

4 vrima të plumbave kanë mbetur në shtëpinë e Bashkim Brahimaj.

E gjithë kjo, dyshohet se ndodhi për shkak të pronës.

Kurse, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

Ndërsa, para pak minutash është larguar trupi i viktimës nga vendi i ngjarjes.

Policia gjen gulinov e armë të tjera në shtëpinë e Faton Brahimajt

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në shtëpinë e Faton Brahimaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi sot në Novosellë të Pejës.

Mësohet se gjatë bastisjes policia ka gjetur armë të ndryshme, duke mos përjashtuar këtu edhe një gulinov.

I vdekur nga kjo tragjedi ka mbetur Bashkim Brahimaj, i cili besohet të jetë qëlluar me AK47.

Gjithë ngjarja ndodhi për shkak të pronës, e cila nisi me një zënkë para disa ditësh.

***

Tri orë nga vrasja në Pejë, bastiset shtëpia e dorasit që ndodhet në arrati

Janë bërë më shumë se 3 orë që kur ka ndodhur një vrasje në Novosellë të Pejës.

Në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë organet e hetuesisë.

Në këtë tragjedi që ka ndodhur për pronë, i vdekur ka mbetur Bashkim Brahimaj.

Ndërkohë që Njësi të Specializuara të Policisë së Kosovës janë në kërkim të të dyshuarit, Faton Brahimaj.

***

Ky është personi që u vra

Gjatë ditës u raportua për një vrasje në fshatin Novosellë të Pejës.

I dyshuari për këtë vrasje është Faton Brahimaj.

Image
Personi që u vra

Mësohet se Bashkim Brahimaj është qëlluar me armë zjarri, me ç’rast edhe ka ndërruar jetë.

Shkak i kësaj tragjedie mësohet të ketë qenë prona, derisa me rastin në fjalë po merren organet e rendit.

Çfarë ishin mes vete viktima dhe i dyshuari

Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një vrasje në fshatin Novosellë të Pejës.

Raportohet se shkak i kësaj vrasje ka qenë prona.

I dyshuari për këtë akt është Faton Brahimaj, për të cilin thuhet se ka qenë i armatosur me AK47.

Pas plagëve të rënda, i vdekur ka mbetur Bashkim Brahimaj.

Mësohet se viktima dhe i dyshuari për vrasjen ishin kushërinj shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje shtesë kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.

“14:40 minuta policia ështyë njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Rasti vazhdon të jetë ende nën hetime.

***

Pak minuta më parë u raportua për një vrasje në fshatin Novosellë të Pejës.

I dyshuari për këtë vrasje është Faton Brahimaj.

Me të mësuar rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e hetuesisë.

Tutje, mësohet se shkak i vrasjes ka qenë prona, derisa jozyrtarisht raportohet se akti është kryer me tipin e armës 'AK47'.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:40 Policia ka marrë informacionin për një vrasje me armë në Novosellë, menjëherë i është përgjigjur informatës dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një trup ku vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdes”.

“I dyshuari është në arrati teksa policia në kërkim të të dyshuarit dhe në hetim të rastit”, tha Gashi.

***

Një person ka mbetur i vdekur nga një incident i rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Novosellë të Pejës.

I dyshuari për këtë rast është në arrati.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:40 Policia ka marrë informacionin për një vrasje me armë në Novosellë, menjëherë i është përgjigjur informatës dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një trup ku vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdes. I dyshuari është në arrati teksa policia në kërkim të të dyshuarit dhe në hetim të rastit”, tha Gashi.

***

Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Mësohet që vrasja ka ndodhur në fshatin Novosellë.

Tutje, mësohet që vrasja ka ndodhur për arsye të mosmarrëveshjeve për pronë.

Policia është në kërkim të dyshuarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat