Policia në Podujevë: Kemi ndaluar dhe kemi konfiskuar një automjet të ngarkuar me dru

Kronikë e zezë

Policia në Podujevë: Kemi ndaluar dhe kemi konfiskuar një automjet të ngarkuar me dru

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Policia e Podujevës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në fshatin Pollatë të Podujevës, i cili po transportonte dru paligjshëm.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, automjeti me dru është konfiskuar, ndërkohë masa drusore është dërguar në deponinë e pylltarisë.

“Fsh. Pollatë, Podujevë 24.04.2021-14:30. Njësitet policore kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte duke transportuar drunjë, pa dokumentacion të rregullt përcjellës. Masa drurore është dërguar në deponinë e  pylltarisë në Podujevë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili rekomandon që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat