Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi zyrtarin e Gjykatës Themelore

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi zyrtarin e Gjykatës Themelore

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti mëngjesin e së hënës, ka sulmuar një zyrtarë të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se fjala është për sulm ndaj një referenti të kësaj Gjykate, i cili ishte në vendin e tij të punës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjykata Themelore Hajvali, Prishtinë 26.04.2021 – 08:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar zyrtarin e gjykatës (referent), viktimën mashkull kosovar, në vendin e tij të punës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat