Rrotullohet vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet shoferi

Kronikë e zezë

Rrotullohet vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet shoferi

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Me këtë rast vozitësu gjatë qarkullimit e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar dhe është rrokullisur.

Kështu tha, Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

“Në orët e pasditës (rreth 14:30) është pranuar një informatë për një aksident trafiku në autostradë afër Suharekës. Njësitet për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostradë kanë shkuar në lokacion dhe është raportuar se në këtë aksident është perfshirë një veturë. Sipas informacioneve fillestare vozitësi gjatë qarkullimit ka humb kontrollin mbi automjetin (është vetaksidentuar) dhe ështe rrokullisur. Janë informuar ekipet relevante, drejtuesi si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësitet kompetente policore kanë kryer procedurat e vendshiqimit për të hetuar shkaktarët e mundshëm të aksidentit”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat