Ky është serbi i arrestuari në Kosovë – ishte në kërkim ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Ky është serbi i arrestuari në Kosovë – ishte në kërkim ndërkombëtar

Më: 27 prill 2021 Në ora: 20:30
Ilustrim

(E plotësuar)- Shtetasi serb që u ra në pranga të Policisë së Kosovës është Aleksandar Radulovic.

I njëjti ishte në kërkim nga policia zvicrane por Radulovic kishte zgjedhur Kosovën për t’u strehuar mirëpo falë gatishmërisë dhe profesionalizmit të lartë të Policisë së Kosovës është arrestuar sonte gjatë një operacioni për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Kosovës arreston një person me rrezikshmëri të lartë

Polica e Kosovës ka zhvilluar një operacion para pak momenteve.

Gjatë këtij aksioni ka arrestuar një person.

Burime të mediave kanë bërë të ditur se personi është me rrezikshmëri të lartë dhe është në kërkim ndërkombëtar.

Bota sot do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat