​Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 21:30
Ilustrim

Me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e stacioneve policore Qendra dhe Jugu, dy lokacione të ndryshme në rrugët “1 Tetori” dhe “Tahir Zajmi” në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri - një pushkë gjuetie dhe një revole CZ me 3 fishekë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, njofton Policia e Kosovës në një postim në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat