Mashtron policinë se e kanë rrahur, mirëpo zbulohet se kishte gërvishur veten me thikë

Kronikë e zezë

Mashtron policinë se e kanë rrahur, mirëpo zbulohet se kishte gërvishur veten me thikë

Nga: H.O. Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:39
Ilustrim

Një qytetar i Kosovës është arrestuar në Prishtinë pasi kishte mashtruar Policinë e Kosovës se katër persona e kanë sulmuar fizikisht.

Mirëpo pas hetimeve janë siguruar video dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar nga askush, por ai i ka shkaktuar vetes lëndime trupore.

Pas këtyre hetimeve ky person është arrestuar.

“Rr .Ilir Konushevci, Prishtinë, 26.04.2021-21:35.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti  ka raportuar për një rast lëndim trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat