Një person goditet nga vetura në qendër të Prishtinës

Kronikë e zezë

Një person goditet nga vetura në qendër të Prishtinës

Më: 30 prill 2021 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00”.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat