U aksidentua dje në rrugën e Rinasit, ndërron jetë i moshuari, arrestohet shoferja

Kronikë e zezë

U aksidentua dje në rrugën e Rinasit, ndërron jetë i moshuari, arrestohet shoferja

Më: 1 maj 2021 Në ora: 08:38
Ilustrim

I moshuari 75-vjeçar me iniciale M.H. i cili u aksidentua ditën e djeshme në rrugën e Rinasit teksa po ecte në këmbë ka ndërruar jetë në spital.

Policia njofton se është arrestuar shoferja e automjetit që ka përplasur këmbësorin. Në pranga është vënë G. S., 46 vjeçe.

Tashmë në lidhje me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

“G. S., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat