Kërcënuan dhe dhunuan Ylli Kacolin se shpërndau një video në rrjetet sociale, arrestohen 4 persona në Lezhë

Kronikë e zezë

Kërcënuan dhe dhunuan Ylli Kacolin se shpërndau një video në rrjetet sociale, arrestohen 4 persona në Lezhë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 09:05
Ilustrim

Ditën e sotme policia ka arrestuar 4 persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar dhe kanosur Ylli Kacolin.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Mirash Paplekaj, Gezim Paplekaj, Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj, pasi kanë dhunuar dhe kërcënuar Ylli Kacolin për të bërë deklarim të rremë në polici.

Mësohet se këto të fundit kanë dhunuar 38-vjeçarin  për shkak tё shpёrndarjes nё rrjete sociale tё njё video.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Gëzim Paplekaj thoshte se kishte marrë 20 mijë lekë për 4 vota

Kacoli u dhunua pasi publikoi videon ku Gëzim Paplekaj thoshte se kishte shitur votën. Gëzim Paplekaj është nën hetim nga SPAK për një video ku deklaronte se kishte marrë para për votat

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat