Një muaj paraburgim personit që iu gjetë heroinë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim personit që iu gjetë heroinë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit E.A.

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“I pandehuri dyshohet se më 4 maj 2021 në Ferizaj, pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që me rastin e ndaljes dhe kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës.

Tek i njëjti në një pako të cigareve është gjetur dhe sekuestruar një qese me substance pluhur ngjyrë kafe e dyshuar si narkotik i llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 4.03 gram”, njofton gjykata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat