Arrestohet prishtinasi që e rrahu gruan ditën e Bajramit

Kronikë e zezë

Arrestohet prishtinasi që e rrahu gruan ditën e Bajramit

Më: 15 maj 2021 Në ora: 09:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili ka sulmuar bashkëshorten e tij, ditën e Bajramit.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 13.05.2021-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat