Zjarr në varrezën e makinave në rrugën e “Dajtit"

Kronikë e zezë

Zjarr në varrezën e makinave në rrugën e “Dajtit"

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:53
Ilustrim

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në rrugën e “Dajtit" në kryeqytet.

Mësohet se zjarri ka rënë në një varrezë makinash, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

"Më datë 18.05.2021, rreth orës 22:30, në rrugën e “Dajtit”, ka rënë zjarr në një varrezë makinash, ku ka vetëm dëme materiale." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat