Arrestohen dy persona, vodhën gjësende prej mijëra eurosh nga market i pompës së derivateve në Lipjan

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, vodhën gjësende prej mijëra eurosh nga market i pompës së derivateve në Lipjan

Më: 19 maj 2021 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se në bashkëkryerje më 13 maj kanë vjedhur gjësende nga një market i një pompe derivatesh në fshatin Vrellë të Lipjanit.

Siç mëson media fillimisht ditën e djeshme kishte arritur të kapte njërin e më pas edhe të dyshuarin tjetër lidhur me rastin.

Gjatë kontrollin në shtëpinë e njërit prej tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar 34 pako me duhan.

Ndryshe, të dyshuarit pretendohet se më datën 13 maj kishin vjedhur 200 euro para të gatshme nga marketi, cigare të llojeve të ndryshmë në vlerë prej 200 eurosh dhe disa gjëra ushqimore në vlerë prej 50 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat