Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 25-vjeçari në Fier

Kronikë e zezë

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 25-vjeçari në Fier

Më: 20 maj 2021 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Arrestohet një i ri në Fier, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Klejdi Mile, 25 vjeç, banues në Verri, Fier.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Verri, duke qarkulluar me automjetin tip “Ford”, me pasagjer shtetasin G. K., 23 vjeç, banues në Verri, Fier.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe 10 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu sportive pa leje dhe fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, si dhe u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi G. K.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat