Kapen gjedhe ilegale, ja si u zbuluan

Kronikë e zezë

Kapen gjedhe ilegale, ja si u zbuluan

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Gjatë patrullimit nga ana e policisë  në rrugën Zhur-Dragash tek vendi Trokon  të mërkurën rreth orës 07.40 është ndaluar kamioni me targa vendore me drejtues mashkull kosovar i cili ishte duke transportuar kafshë (gjedhe) gjithsejtë katërmbëdhjetë krerë. 

Policia njofton se i dyshuari nuk posedonte certifikatë për transportin e kafshëve. 

Sipas policisë në vendin e ngjarjeve ka dalë edhe inspektori i AUV-ut. 

Pas verifikimit është konstatuar se gjithçka ka qenë në rregull me pasaportat e kafshëve, ndërsa është iniciuar rasti për mos posedimin e çertifikatës për transport.

Rasti po hetohet si transport  i paligjshëm i kafshëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat