4 raste të dhunimit e ngacmimit seksual për 24 orë në Kosovë, dy viktima të mitura

Kronikë e zezë

4 raste të dhunimit e ngacmimit seksual për 24 orë në Kosovë, dy viktima të mitura

Më: 22 maj 2021 Në ora: 10:16
Ilustrim

Dy raste të ngacmimit seksual dhe dy dhunime janë raportuar brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se një rast ka ndodhur në Fushë-Kosovë, një tjetër në Prishtinë dhe dy në Ferizaj. Dy nga viktimat, janë të mitura.

“Lagjja 29, Fushë Kosovë 07.05.2021 – 03:00. Ankuesja femër kosovare (e mitur) ka raportuar se përmes rrjetit social facebook, është ngacmuar nga një person i pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, një person në Prishtinë është arrestuar pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë gjatë muajit prill, derisa është identifikuar vetëm gjatë ditës së djeshme.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 30.04.2021 – NN. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 21.05.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

Një sulm seksual ndaj një vajzë të mitur ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

“SULM SEKSUAL – Ferizaj (NN) 21.05.2021 – 18:30. Ankuesja femër  kosovare (e mitur) ka informuar se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar i pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë policia.

Në këtë qytet, një vajzë tjetër ka raportuar se është dhunuar para rreth dy ditëve, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

“Rr. Salih Çeka, Ferizaj 19.05.2021 – 10:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 21.05.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat