I aksidentuari në Suharekë dërgohet me urgjencë në Prishtinë

Kronikë e zezë

I aksidentuari në Suharekë dërgohet me urgjencë në Prishtinë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Savrovë të Suharekës.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti dhe një kamioni, ndërsa i lënduari po trajtohet në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Savrovë të komunës së Suharekës. Rreth orës 07:52 kemi pranuar informacionin se aksidenti është ndërmjet një automjeti dhe një kamioni. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Emergjencë të QKUK-së”.

Fillimisht viktima është dërguar në mjekësinë familjare të Suharekës, por më pas është dërguar për në Prishtinë.

Policia po vazhdon hetimet lidhur me këtë aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat