Lajmi i Fundit: Aksident i rëndë në Drenas, vdesin dy gra

Kronikë e zezë

Lajmi i Fundit: Aksident i rëndë në Drenas, vdesin dy gra

Më: 23 maj 2021 Në ora: 18:05
ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku jan përfshirë dy vetura. Nga ky aksident, media merr vesh se kanë mbetur të vdekura dy gra.

Si pasojë e këtij aksidenti, sipas Policisë kanë 6 persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim urgjent mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat