Dy vet-aksidente në Gjilan, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Dy vet-aksidente në Gjilan, lëndohen dy persona

Më: 24 maj 2021 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Dy vet aksidente kanë ndodhur dje në rajonin e Gjilanit, me ç’rast janë lënduar dy persona.

Sipas policisë në fshatin Domorovc të Gjilanit, ka ndodhur një vet aksident ku i përfshirë ka qenë një automjet civil me drejtues mashkull shtetas i Serbisë i cili nga pakujdesia duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit, humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke e goditur një shtyllë elektrike.

“Si pasojë e aksidentit, për veç dëmeve materiale, i lënduari pas marrjes së ndihmës mjekësore në Gjilan, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Në rastin tjetër në rrugën Novobërdë-Llabjan, ka ndodhur një vet aksident ku i përfshirë ka qenë një motoçikletë me drejtues mashkull kosovar i cili nga pakujdesia duke mos e përshtatur shpejtësinë e humb kontrollin dhe rrëzohet nga motoçikleta.

“Si pasojë e aksidentit, për veç dëmeve materiale, i lënduari pas marrjes së ndihmës mjekësore në Gjilan, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat