Aksident i rëndë në Gjilan, vdes 32-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Gjilan, vdes 32-vjeçari

Më: 24 maj 2021 Në ora: 23:36
Burhan Ferati.

Një i ri nga qyteti i Gjilanit ka vdekur si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sonte.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima është i lindur në vitin 1989.

“Po, mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Gjilani – Preshevë, saktësisht te ura e fshatit Pasjan.

Viktima është i lindur në vitin 1989”, tha ai.

Media mëson se viktima është Burhan Ferati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat