Humbi kontrollin mi veturën, vdes një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

Humbi kontrollin mi veturën, vdes një person në Ferizaj

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Mirosalë në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

“Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekjeprurës ka pësuar vetë drejtuesi”, thuhet në raport.

Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat