Sulmohen dy persona për shkaqe pronësore në Rahovec, arrestohen dy të tjerë

Kronikë e zezë

Sulmohen dy persona për shkaqe pronësore në Rahovec, arrestohen dy të tjerë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kishin sulmuar dy persona të tjerë, një femër dhe një mashkull për shkaqe pronësore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30 në rrugën “Sylejman Haxhia”, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar në QKMF-Rahovec për tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy meshkuj  kosovar , pasi që të njëjtit kishin sulmuar viktimat mashkull dhe femër  kosovare për shkaqe pronësore, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimat janë dërguar në  QKMF Rahovec për tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat