30 ditë paraburgim për dy të mitur në Prizren

Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për dy të mitur në Prizren

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të miturve E.B dhe E.K për shkak se dyshohet që para dy ditësh në parkingun e një qendre tregtare, me përdorim të forcës i kanë hyrë në automjet të dëmtuarit F.E., dhe duke e kërcënuar me thikë i kërkuan para.

Ndërkaq, kërcënimin e kanë vazhduar duke e detyruar atë që me veturë t’i dërgojë në një vend tjetër.

Këto dyshime kanë mbetur të argumentohen, ndërsa nga gjykata bëjnë të ditur se tek vendimi për  paraburgim ka pasur parasysh peshën e veprës penale e cila është e natyrës së rëndë, si dhe faktin se të miturit E.B. dhe E.K., janë të regjistruar edhe si kryerës dhe të gjykuar edhe për vepra tjera penale.

“Këto rrethana tregojnë se nëse të miturit lihen në liri, ka rrezik të përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale edhe më të rëndë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat