Prishtinasi shkel dy femra me veturë, duke ikur shkakton dy aksidente tjera

Kronikë e zezë

Prishtinasi shkel dy femra me veturë, duke ikur shkakton dy aksidente tjera

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti me drejtues mashkull kosovar dhe dy këmbësore femra kosovare. 

Përmes njoftimit për media, Policia e Kosovës ka treguar se një person, me veturën e tij ka goditur dy këmbësore dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e saj i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion e braktis veturën duke e lënë.

I dyshuari e kishte  paraqitur rastin se ju kishte vjedhur vetura e tij.

Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në Stacionin Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat