Godet dy këmbësore në Prishtinë, ik nga vendi i ngjarjes dhe shkakton dy aksidente të tjera

Kronikë e zezë

Godet dy këmbësore në Prishtinë, ik nga vendi i ngjarjes dhe shkakton dy aksidente të tjera

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:35
Ilustrim

Dy këmbësore femra janë lënduar rëndë pasi një automjet në lëvizje i ka goditur ato dy ditë më parë në Prishtinë.

Policia njofton se i dyshuari është larguar nga vendi ngjarjes dhe gjatë ikjes ka shkaktuar edhe dy aksidente të tjera në komunikacion e braktis veturën duke e lënë.

“I dyshuari e kishte  paraqitur rasti se ju kishte vjedhur vetura e tij. Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në S .Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet më tej në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat