Vdes burri nga Prizreni pasi rrokulliset me traktor

Kronikë e zezë

Vdes burri nga Prizreni pasi rrokulliset me traktor

Më: 29 maj 2021 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dje pasi u rrokullis me traktor derisa ishte duke punuar në fshatin Planej të Prizrenit.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Sinjalit brenda Policisë, derisa kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur pas orës 12:00 të ditës së djeshme.

Të njëjtat burime njoftojnë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat