Vjedhje e rëndë në një xhami në Graqanicë

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në një xhami në Graqanicë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në xhami në Graqanicë dhe kanë arritur të vjedhin arkën e xhamisë.

Sipas raportit të policisë rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë.

Arka e cila shërben për grumbullimin e parave për humanitet, sipas ankuesit në arkë kishte para të gatshme 20 euro dhe 1000 dinarë.

“Graqanicë 29.05.2021 – 16:10. Është raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në xhami dhe kanë arrit të vjedhin arkën e xhamisë. Arka shërben për grumbullimin e parave për humanitet. Sipas ankuesit, në arkë kishe  para të gatshme 20 euro dhe 1000 dinarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat