Vushtrriasi pa fije turpi, raportoi rrejshëm se i është thyer banesa!

Kronikë e zezë

Vushtrriasi pa fije turpi, raportoi rrejshëm se i është thyer banesa!

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka raportuar për një lajmërim apo kallëzim i rremë.

 Pas zhvillimit të hetimeve në lidhje me rastin, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kundërthëniet në deklaratat e familjarëve është arritur dyshimi i arsyeshëm se ankuesi ka raportuar rrejshëm se i është thyer banesa e tij.

“Rr. Jeton Tërstena, Vushtrri 14.04.2021-22:50. 

Pas zhvillimit të hetimeve në lidhje me rastin, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kundërthëniet në deklaratat e familjarëve është arritur dyshimi i arsyeshëm se ankuesi ka raportuar rrejshëm se i është thyer banesa e tij. Në konsultim me prokurorin është ndërruar statusi nga ankuesi në të dyshuar dhe është bërë rikualifikimi i rastit. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat