Gjuajtja me armë në Podujevë, policia tregon se çfarë gjeti në veturat e të dyshuarve

Kronikë e zezë

Gjuajtja me armë në Podujevë, policia tregon se çfarë gjeti në veturat e të dyshuarve

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjuajtjen me armë që ndodhi mbrëmë në Podujevë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se njësitet policore pas pranimit të informatës për gjuajtje me armë zjarri ka lokalizuar si të dyshuara në rast dhe ka ndaluar dy vetura me targa vendore në të cilat gjendeshin pesë persona meshkuj kosovarë.

“Gjatë kontrollimit brenda në vetura janë gjetur një pushkë automatike AK-47 , 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një karikator, një pistoletë, 5 fishekë me një karikator dhe një shkop bejsbolli.
Njësiti i hetimeve kanë dalë në vendin ku dyshohet që janë shkrepur armët, aty janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raport.

Policia njofton se pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy persona të tjerë janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe më pas janë liruar. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat