Arrestohet një person të dyshuar për “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “mashtrim”

Kronikë e zezë

Arrestohet një person të dyshuar për “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “mashtrim”

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:52
Parat

Policia Kufitare e Kosovës, rajoni i Perëndimit në Gjakovë, arreston një person të dyshuar për “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “mashtrim”.

 Me datë 02.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht njësia e hetimeve rajonale e Policisë kufitare në Gjakovë, asistuar edhe nga  njësia e migrimit dhe stacioni policor kufitar në Ponashec, në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të prokurorisë kompetente ka realizuar një kontroll në fshatin Novosellë e Epërme (Gjakovë).

Operacioni i kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse është kryer nën dyshimin për posedim të “dokumenteve zyrtare të falsifikuara” dhe kryerje te veprës penale “mashtrim” sipas kodit penal të RKS-së, nga personi i dyshuar mashkull kosovar.

 Gjatë realizimit të kontrollit/bastisjes në një dhomë të personit të dyshuar të lartcekur janë gjetur si prova materiale:

·         Leje qëndrimi sllovene ( të dyshuara si të falsifikuar).

·         Transaksione bankare të ndryshme (në vlerë mijëra euro)

·         Para, Dy mijë e shtatë qind euro (2.700 euro), që dyshohet se janë marrë  nga ankuesit.

 Dyshohet se për një dokument zyrtar të leje qëndrimit slloven, viktimat kanë paguar rreth katër mijë e pesë qind euro (4.500 euro).

 Lidhur me rezultatet e kontrollit është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit provat material konfiskohen, ndërsa personi i dyshuar ndalohet 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat